Skandal, policia ndalon studentët të futen në Fakultet

Shqipëria

Skandal, policia ndalon studentët të futen në Fakultet

Më: 5 janar 2019 Në ora: 21:39
Policia ndalon studentët të futen në Fakultet

Një incident ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet.

Disa studentë kanë shkuar pranë Fakultetit për të bërë një mbledhje që lidhet me protestën që do të rifillojë të hënën e 7 janarit.

Studentët kanë thënë se tek porta e Fakultetit janë mbledhur disa forca policie dhe nuk po i lejojnë të futen në Fakultet për të zhvilluar mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat