Oxhaku 23 mijë euro, Rama: E ka një shok, media shpif

Shqipëria

Oxhaku 23 mijë euro, Rama: E ka një shok, media shpif

Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:16
Edi Rama

Rama mohon oxhakun, akuza medias.

Një ndër ta ishte edhe lajmi lidhur me çmimin e oxhakut në studion ku kryeministri pikturon. I ftuar në “Xing” kryeministri sqaroi se studio është e shokut të tij dhe se ai shkon aty për disa momente qetësie.

Ermal Mamaqi: Me shpifjet si jemi këto 4-5 ditët e para?

Edi Rama: Tamam kur po thoja ramë pak rehat, plasi oxhaku… E pe oxhakun apo jo? Prej teje… Edhe kur shkova tek ai shoku im për disa momente qetësie, pa telefon, vjen ti dhe thua kur do flasim, kur do flasim…

Ermal Mamaqi: Ta kisha ditur e kishim prerë atë oxhakun, e kapën direkt.

Edi Rama: Po nuk është oxhaku im.

Ermal Mamaqi: Po ç’janë këta shokë që kanë oxhakë nga 23 mijë Euro? Sa bënte ai?

Edi Rama: Sa herë flitet për të do rritet çmimi… Shko pyete, ai është artist, qeramist, ka 30 vjet që punon dhe unë si kërkoj llogari ku e ke gjetur derën, ku e ke gjetur oxhakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat