Lehtësohen procedurat për marrjen e patentës

Shqipëria

Lehtësohen procedurat për marrjen e patentës

Më: 6 janar 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Për të marrë një patentë, tanimë do të jetë pak më e lehtë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se do të lehtësohen procedurat dhe kostot për marrjen e lejes së drejtimit.

Me ndryshimet e reja, kursantët që kanë kaluar testin teorik por kanë ngelur në atë praktik, nuk do të jenë të detyruar të përsërisin testin që kanë kaluar.

 “DPSHTRR lehtëson procedurat! Jo më riaplikim për Test Teorie nëse e ke marrë atë por ke ngelur në Praktikë. Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për Testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i rradhës së Testimeve do informatizohet!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat