“Të rënët në Shqipëri” cilësohen ushtarët e ushtrive pushtuese greke dhe serbe, të vrarë në Shqipëri

Shqipëria

“Të rënët në Shqipëri” cilësohen ushtarët e ushtrive pushtuese greke dhe serbe, të vrarë në Shqipëri

Nga: N.Sh Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:42
Kisha e Shën Kollit

Publicisti Shaban Murati thotë se kompleksi shqiptar shkon aq thellë sa që, ushtarët e ushtrive pushtuese greke dhe serbe të vrarë në Shqipëri gjatë luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, cilësohen si “të rënët në Shqipëri”.

Murati përmes një postimi në Facebook, shprehet se, për kombin shqiptar “të rënët” janë vetëm luftëtarët tanë që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe për mbrojtjen e Shqipërisë, dhe jo ushtarët e vrarë të ushtrive fqinjë, të cilët shkelën pa leje në tokën tonë dhe deshën të grabisin territore të tjera shqiptare.

“Këshilla për miqtë:

Aq thellë shkon kompleksi shqiptar i inferioritetit, sa që edhe në dokumentet dhe në marrëveshjet zyrtare, në mediat dhe në portalet shqiptare, ushtarët e ushtrive pushtuese greke dhe serbe, të vrarë në Shqipëri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, cilësohen “të rënët në Shqipëri”. Për kombin shqiptar “të rënët” janë vetëm luftëtarët tanë, që dhanë jetën për lirinë, për pavarësinë dhe për mbrojtjen e Shqipërisë, dhe jo ushtarët e vrarë të ushtrive fqinjë, që shkelën pa leje në tokën tonë dhe deshën të grabisin territore të tjera shqiptare”, shkruan Murati, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat