Platforma e bashkëqeverisjes, 26 mijë e 248 ankesa të zgjidhura

Shqipëria

Platforma e bashkëqeverisjes, 26 mijë e 248 ankesa të zgjidhura

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:18
Platforma

Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është kthyer tashmë në një mekanizëm që garanton fuqinë e qytetarëve dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre.

Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.

Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur në 26248 kundrejt 27145 të numrit total të ankesave të regjistruara.

Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 3949 nga 4408 të numrit total të ankesave të regjistruara.

Gjatë kësaj jave, platforma evidenton 8 raste të spikatura suksesi; 4 raste ministria e Drejtësisë, 2 raste ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe 1 rast ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 1 rast Bashkia Tiranë.

Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 74 659 dhe numri total i regjistrimeve të reja 13357. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat