Punësimi në ekonomi u rrit me 2,3% në terma vjetorë

Shqipëria

Punësimi në ekonomi u rrit me 2,3% në terma vjetorë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Zhvillimet në tregun e punës vijuan tendencën pozitive edhe në tremujorin e tretë të vitit që sapo u mbyll. Punësimi në ekonomi u rrit me 2,3% në terma vjetorë, bën të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi “Politikën Monetare”.

Sipas BSH-së, dinamika pozitive e punësimit u mbështet në masën më të madhe nga sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Njëkohësisht, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës vijoi të rritet, duke qëndruar në 59,4%.

Rritja e punësimit vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor për uljen e shkallës së papunësisë në ekonomi.

Shkalla e papunësisë, rreth 12,2% në tremujorin e tretë, rezultoi më poshtë nivelit të shënuar krahasuar si me tremujorin e mëparshëm (me 0,2%), ashtu edhe

me një vit më parë (me 1,4 %). Këto zhvillime vlerësohet të kenë kontribuar në përdorimin në shkallë më të lartë të faktorit punë, vlerëson Banka e Shqipërisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat