Aksidenti i rëndë në Fier, flet një prej të plagosurve: Ja si ndodhi

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Fier, flet një prej të plagosurve: Ja si ndodhi

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:19
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fashtin Varibob si pasojë e të cilit raportohet për 2 të vdekur e disa të tjerë të plagosur.

Fax News ka siguruar dëshminë e një prej të plagosurve i cili shprehet se në aksident janë përfshirë dy automjete. 

Një prej automjeteve mësohet se ka përplasur pasagjerët e një autobusi, që kishin zbritur për të parë një tjetër aksident, ku një makinë kishte përplasur një këmbësor.

Dy viktimat janë Durim Lamaj, Fetah Shanaj.

Po ashtu mësohet se 5 prej të plagosurve janë: Haxhi Lamaj, Menyre Lamaj, Agron Cocalli, Jorgo Meraj, Sokol Dhima.

Ndërkohë është ndaluar shoferi i mjetit që ka përplasur pasagjerët që kishin zbritur nga autobusi, ndërsa ende nuk dihet si është gjendja e tyre.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimn e plotë të saj, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat