Studentët në Shqipëri vazhdojnë protestën

Shqipëria

Studentët në Shqipëri vazhdojnë protestën

Më: 7 janar 2019 Në ora: 00:05
Shqipëri

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë lajmëruar se nesër do të vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e 8 pikave nga qeveria.

Nga ana e studentëve, është bërë thirrje ka disa ditë që në protestë të dalin jo vetëm të rinjtë, por mbarë qytetarët e Shqipërisë, shkruajnë mediat shqiptare.

Sot studentët shpërndanë fletushka poshtë dyerve nëpër Tiranë, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së madhe, nesër në mëngjes më datë 7 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat