Tre të vdekur në dy aksidente komunikacioni

Shqipëria

Tre të vdekur në dy aksidente komunikacioni

Më: 7 janar 2019 Në ora: 07:44
Pamje nga aksidenti

Të dielën rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga aksidentet rrugore. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të lënduar në dy aksidente në autostradën Levan-Tepelenë dhe në rrugën Poshnje- Ura Vajgurore.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Siç njofton policia “një automjet ka përplasur një këmbësor. Më pas në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një autobusi me targa greke që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim”.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit: F. Shahja 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Lamaj 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier Të plagosurit janë në spitalin rajonal të Fierit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pak minuta më vonë, një tjetër aksident me pasojë një të vdekur ndodhi në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J. Caushi banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D. Mici, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë”, sqaroi policia.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Për të dyja rastet grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat