Si i kanë rënduar shpenzimet në buxhetet e familjeve taksat dhe tarifat

Shqipëria

Si i kanë rënduar shpenzimet në buxhetet e familjeve taksat dhe tarifat

Më: 7 janar 2019 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për të paguar faturat mujore, që nga uji, dritat e deri te pagesat për arsimin e fëmijëve të tyre.

Pesha e shpenzimeve për faturat e ujit, energjisë, transportit dhe arsimit është rritur ndjeshëm në familjet shqiptare gjatë dekadës, si pasojë e shtrenjtimit të tarifave dhe taksave në disa mallra dhe shërbime utilitare.

Në buxhetin mujor të një familjeje pesha e shpenzimeve për faturat e ujit dhe dritave është rritur me 3.5 pikë përqindje në 2017, në raport me vitin 2007.

Si pasojë e rritjes së tarifave në shërbimet arsimore në universitet publike, pesha e shpenzimeve për arsimin në buxhetin e një familje u rrit më 2017 rreth 2.2 pikw pwrqindjeje në raport me vitin 2007, kur edhe nisi krijimi i serisë kohore për shpenzimet e familjeve.

Gjithashtu shpenzimet për transport janë rritur duke e zgjeruar peshën e tyre me 0.97 pikw për qind në buxhetet familjare në raport me 2007 si pasojë e shtrenjtimit të taksës së qarkullimit tek karburantet, që ka nxitur edhe rritjen çmimeve ne shërbimet e transportit në tërësi.

Nga krahu tjetër pesha e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare ra me 3.5 % në krahasim me vitin 2007. Gjithashtu rënie të madhe shënoi edhe pesha ne buxhet për veshjet ne raport me shpenzimet totale, me -1.9 pike perqindje në krahasuar me 2007.

Pesha e shpenzimeve për mobilimin e shtëpive pësoi rënie gjithashtu me 1.11 pp në raport me 2007.

Ndërsa krahasuar me një vit më parë shpenzimet e bëra në grupin “Transport” në vitin 2017 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 14,9 %, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “karburante dhe lubrifikantë”. Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” kanë shënuar rritje prej 14,3 %, krahasuar me vitin 2016, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “medikamente”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 32.347lekë, i cili zë një peshë prej 44,1 % në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë”, me 18,1 %, “bukë dhe drithëra” dhe “mish dhe nënprodukte” mbi 17 %, ndjekur nga “perimet”, me 13,7 % dhe “frutat” mbi 8 %.

Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.998 lekë, përbën 10,9 % të totalit të buxhetit familjar.

Grupi “Transport”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.294 lekë, zë 7,2 % të buxhetit gjithsej. Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë “shpenzimet për karburante dhe lubrifikantë”, me 57,8 %, ndjekur nga shpenzimet për “shërbim transporti”, me 22,2 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat