Temperaturat e këtij qyteti shqiptar deri në -15 gradë, por fotografitë janë magjike

Shqipëria

Temperaturat e këtij qyteti shqiptar deri në -15 gradë, por fotografitë janë magjike

Më: 7 janar 2019 Në ora: 08:42
Korça është qarku që ka shënuar edhe uljen më drastike

Temperaturat e këtyre ditëve kanë qenë disa gradë nën zero dhe sipas matjeve, Korça është qarku që ka shënuar edhe uljen më drastike.

Mëngjesi i djeshëm e ka gjetur Korçën me temperaturat -6 gradë, ndërsa temperatura më e lartë në mesditë do të jetë prapë me minus, -3 gradë.

Sipas metereologëve, në Korçë temperaturat gjatë natës do të shkojnë deri në -15 gradë.

Image

Zbardhja i ka dhënë këtij qyteti një pamje magjike, ku çdokujt do i pëlqente të ishte atje tani.

Fotot nga Pazari i Vjetër, Pedonalja dhe Katedralja tregojnë sesa magjike bëhet Korça gjatë sezonit kur në të bie borë.

Image

Disa ditë në Korçë, duke bërë patinazh e duke shijuar gatimet tradicionale të këtij qyteti te mrekullueshëm, do ishin pushimet ideale në këtë periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat