Boçi: VKM-të nuk zgjidhin problemet e studentëve

Shqipëria

Boçi: VKM-të nuk zgjidhin problemet e studentëve

Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:07
Luçiano Boçi

Për deputetin e PD, Luçiano Boçi Vendimet e Këshillit të Ministrave nuk zgjidhin problemet e studentëve.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, demokrati Boçi tha se ato vendime shtojnë problemet e Universiteteve.

Boçi: Vendimet që Rama mori janë në fakt në formën e indulgjencave. Në ndryshim nga ato deklarative janë mashtrime të shkruara sepse në tërësinë e tyre të gjithë VKM-të nuk zgjidhin problemet e studentëve. Madje shtojnë problemet e universiteteve publike, sepse konflikti sot është midis universiteteve publike dhe qeverisë. Sigurisht një ndër komponentët e universiteteve publike janë studentët,mënyra si ata trajtohen, mënyra si i merren paratë dhe mënyra si marrin dije në universitete dhe si është cilësia e diplomimit të tyre dhe në fund cili është destinacioni i diplomës së tyre.

Ai thotë se koha e dialogut me Ramën ka mbaruar, pasi kërkesa për rritjen e buxhetit është një premtim i dhënë nga kryeministri.

Boçi: Ne nuk jemi në vitin e parë të premtimit për 5% dhe domosdoshmërisë së tij, ne jemi në vitin e 6 të qeverisë, premtimi është bërë në 2013 dhe më pas është lancuar që do plotësohet pjesë-pjesë. Ministrja e Arsimit dhe vetë kryeministri nga Parlamenti kanë thënë që rritja do jetë progresive dhe në fund të mandatit të parë rritja për buxhetin për arsimin do jetë në masën 5%. Jemi në vitin e 6 dhe faktorët duhet të ulen nga fillimi. Prandaj studentët i kanë thënë Ramës dhe ne e kemi mbështetur që koha e dialogut ka mbaruar në këtë rast, pasi është një premtim i dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat