ARRSH: Në Kukës të gjitha rrugët të kalueshme, po punohet edhe në Tropojë e Has - Bota Sot
ARRSH: Në Kukës të gjitha rrugët të kalueshme, po punohet edhe në Tropojë e Has

Shqipëria

ARRSH: Në Kukës të gjitha rrugët të kalueshme, po punohet edhe në Tropojë e Has

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:53
Shqipëri

Situata me motin e ftohtë në vend ka sjellë reshje dëborë në ditët e kaluara në pjesën më të madhe të territorit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të gjitha rrugët e qarkut të Kukësit janë të kalueshme normalisht. ARRSH sqaron se po punohet për zhbllokimin e të gjitha akseve edhe Tropojë e Has. Nuk ka probleme as me furnizimin me energji elektrike.

Njoftimi nga ARRSH

Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk kemi probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.

Akset rrugore nacionale:

Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.

Është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri te tyre si dhe hedhje kripe në segmentet problematike.

Në bashkinë Kukës :

Gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë: 

Është e bllokuar rruga në drejtim të Nj.Ad Arrën .

Rrugët në N.Ad.Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme por me vështirësi.

Për rrugët e Nj.Ad.Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre.Ne rrugen Kukes-Shishtavec rruga po pastrohet dhe hidhet kryp nga mjetet e Bashkise Kukes

Puna do të vazhdojë dhe sot nga bashkia për ti bërë efiçente dhe këto pjesë rrugësh.

Në bashkitë Tropojë dhe Has :

Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.

· Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun.

Aktualisht ka pak reshje bore ne qytet dhe zonat e uleta,ne zonat malore mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...