Ekonomia dhe turizmi, Kuka takohet me ambasadorin e SHBA në Republikën e Çekisë

Shqipëria

Ekonomia dhe turizmi, Kuka takohet me ambasadorin e SHBA në Republikën e Çekisë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:47
Ilirian Kuka dhe Stephen B. King

Diplomacia ekonomike, turizmi si dhe mundësitë që ofron Shqipëria për turistët e huaj ishte kryefjala e takimit mes ambasadorit shqiptar në Pragë, Ilirian Kuka dhe ambasadorit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne Republikën e Çekisë, Stephen B. King.

Në takim u shkëmbyen ide dhe mendime për promovimin e investimeve të huaja në vendet tona dhe ambasadori King përmendi iniciativën e tij me sloganin 2 + 2 + 2 = 1000, e cila po promovohet me sukses në Çeki.

Ambasadori Kuka vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike dhe rolin e madh strategjik të SHBA në drejtim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori King uroj ambasadorin Kuka për detyrën e re dhe falënderoi për rolin mbështetës që ka ndërmarrë Shqipëria gjatë operacioneve strategjike ndërkombëtare.

Të dy ambasadorët u shprehën të gatshëm të rrisin bashkëpunimin ndërmjet ambasadave reciproke për promovimin e çështjeve me interes të përbashkët. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat