Nis kontrolli i të “fortëve” me xhama të zinj

Shqipëria

Nis kontrolli i të “fortëve” me xhama të zinj

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:16
Nis kontrolli i të “fortëve” me xhama të zinj

Policia ka nisur sot kontrollet për bllokimin e automjeteve me xhama të errët, pas urdhrit më tëfundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Shumë drejtues mjetesh janë të painformuar për këtë urdhër.

Ylli Duraj, prej 25 vitesh ushtron profesionin e taksistit në kryeqytetet, por ende nuk është njohur për urdhrin më të fundit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Trasportit Rrugor, lidhur me ndalimin e riveshjen e xhamave të parmë të zinj.

Ylli Duraj, Taksist: ”E mira është që të ndalohen gjithandej, ato mund t’i mbajë policia apo burgjet, por jo civilët”.

Ylli rendit disa nga aryset pse automjetet civile nuk duhen të jenë të pajisura me xhamat të riveshur, ose të pahomologuar nga fabrika.

Ylli Duraj, Taksist: “Duhet të ketë mungesë në shikim nga jhstë që mund të ndihmojë policinë dhe për shoferin”.

Mëngjesin e datës 7 janar ky urdhër ka hyrë në fuqi, sipas njoftimit të bërë publik nëpërmjet një postimi në rrjetet socioale. policia Rrugore e Tiranës midis veprimeve të tjera kishte në fokus të kontrolleve edhe mjete me xhama të errësuar.

Prej vitit 2005 Policia Rrugore vepron mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave, për të gjobitur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë errësuar xhamat në mënyrë artizanale.

“Ndalohet vendosja e perdeve, errësimi i xhamave të automjeteve, si edhe përdorimi i xhamave të errta, të fabrikuara, të pahomologuara nga prodhuesi”.

Pas datës 7 janar Drejtoria Transportit Rrugor do t’iu ndalojë të gjitha shërbimet automjeteve që kanë errësuar xhamin e parmë apo xhamat e parë anësore, pavarësisht statusit të tyre. Në urdhrin e kësaj drejtorie parashikohen masa edhe ndaj serviseve që kryejnë shërbime të tilla për errësimin e xhamave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat