8 milionë euro heroinë në ishullin italian, mediat: Kaloi nga Shqipëria

Shqipëria

8 milionë euro heroinë në ishullin italian, mediat: Kaloi nga Shqipëria

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:17
Ilustrim

Një sasi prej 11 kg heroinë është sekuestruar nga policia italiane në fshatin Alghero, duke regjistruar kapjen e sasisë më të madhe të kësaj droge në 15 vitet e fundit në këtë rajon.

Droga ishte fshehur mes gurëve në një mur të vjetër. 

Droga ishte e ndarë në pako me nga 1 kg secila. Heroina ishte e futur në plasmas me vakuum dhe të mbështjella me ngjitës.

Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, ajo do të sillte 8 mln euro fitime.

Ngarkesa, e fshehur në atë që quhet "dyqani më i madh i drogës në ishull", ka ardhur me siguri nga deti, sidomos duke pasur parasysh faktin se muri ndodhet disa hapa nga bregu, ku është e lehtë të arrihet me një varkë.

Mediat italiane shkruajnë se heroina është prodhuar në Pakistan dhe sipas hetuesve, ajo ka mbërritur në Itali dhe më pas është transferuar për në Sardenjë, duke ndjekur rrugën e famshme të vendeve Lindore, në veçanti duke kaluar së pari nga Shqipëria.

Më pas, droga ka mbërritur në Itali ku një pjesë është shitur, ndërsa pjesa tjetër është transferuar në Sardenjë, raporton ora.

Heroina e destinuar për në sheshet e Sardenjës. Policia ka zbuluar gjithashtu se me shumë gjasë, të 11 kilogramë heroinë mund të jenë shitur tek shitësit me pakicë. Hetimi nuk është mbyllur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat