Bora dhe ngricat, kujdes në këto akse rrugorë të Shqipërisë - Bota Sot
Bora dhe ngricat, kujdes në këto akse rrugorë të Shqipërisë

Shqipëria

Bora dhe ngricat, kujdes në këto akse rrugorë të Shqipërisë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 00:11
Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë.

Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. 

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...