12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës

Shqipëria

12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës

Nga: ATSH Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:38
Kalendari

Ambasada zvicerane në Shqipëri ka përzgjedhur 12 vendet, atraksionet më të bukura dhe më të spikatura në Shqipëri, për t’i pasqyruar ato në kalendarin e Vitit të Ri 2019.

“Kalendari ynë për 2019 përmban foto nga e gjithë Shqipëria”, shkruan Ambasada e Zvicrës në Tiranë duke uruar edhe “Gëzuar Vitin e Ri”, transmeton atsh.

Fotografitë me pamjet e spikatura nga laguna e Divjakës, ishulli i Sazanit, kanionet e Osumit e vargmalet e mbuluara me borë, etj, janë pjesë të kolazhit artistik që përmes ngjyrash të relievit gjeografik që pasqyrojnë, reflektojnë jo vetëm bukuritë turistike të Shqipërisë, por edhe 4 stinët e vitit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat