Prokuroria afat deri më 19 janar për t'u shprehur rreth çështjes Tahiri - Bota Sot
Prokuroria afat deri më 19 janar për t'u shprehur rreth çështjes Tahiri

Shqipëria

Prokuroria afat deri më 19 janar për t'u shprehur rreth çështjes Tahiri

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:48
Saimir Tahiri

Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, janë veçuar nga ana e 3 prokurorëve të çështjes.

Për Tahirin, Prokuroria ka afat deri më 19 janar për t’u shprehur. Në dosjen e organit të akuzës flitet për bashkëpunim të grupit kriminal “Habilaj” me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim prej më shumë se një vit e tre muaj.

Vendimmarrja për Tahirin ka mbetur peng i përgjigjes së dy letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Nëpërmjet njërës prej letërporosive pritet informacion lidhur me një udhëtim të familjarëve të Tahirit nga Shqipëria drejt Italisë, në korrik të 2014, për faktin se në të njëjtin avion me të, si në vajtje, ashtu edhe kthim, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj.
Letërporosia pritet t’i japë përgjigje pyetjes nëse udhëtimi ka qenë rastësor apo ka njohje të afërta mes familjarëve të ish-ministrit dhe vëllezërve Habilaj, marrëdhënie që në fakt janë mohuar nga Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...