Kushtet e tmerrshme ku po mësojnë fëmijët shqiptarë

Shqipëria

Kushtet e tmerrshme ku po mësojnë fëmijët shqiptarë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:49
Në 19 të tjera nxënësit i sfidojnë temperaturat e ulëta më xhupa, kapuç dhe doreza

Në qytetin e Elbasanit janë gjithsej 24 shkolla të ciklit parauniversitar ku vetëm 5 prej tyre janë të pajisura me sisteme ngrohje dhe mësimi zhvillohet normalisht

Në 19 të tjera nxënësit i sfidojnë temperaturat e ulëta më xhupa, kapuç dhe doreza.

Edhe më problematike është situata në shkollën e muzikës ku veç mësimit normal, nxënësit duhet të ushtrohen dhe në instrumentet muzikore dhe artet figurative.

Një situatë e tillë nuk ekziston në fshatra, ku përveç disa shkollave me sisteme ngrohje, pjesa tjetër ngrohet me dru zjarri.

Bashkia e Elbasanit i tha Top Channel se ka përfunduar sistemet e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe ndërkohë që për të gjithë pjesën e mbetur të shkollave janë përgatitur projektet dhe presin financim.

Disa prej tyre thotë, Bashkia e Elbasanit kanë 10 vite që qëndrojnë në pritje të financimit nga ministria apo FZHR.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat