Shqipëria rrezikon të mbetet pa të kaluar, ja cila është arsyeja

Shqipëria

Shqipëria rrezikon të mbetet pa të kaluar, ja cila është arsyeja

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Shqipëria rrezikon të mbetet një vend pa të kaluar për aq kohë sa shumica e institucioneve që duhet të dorëzojnë dokumentacionin për t’u arkivuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave nuk e bëjnë prej mesatarisht më shumë se dy dekadash.

Një auditim i Kontollit të Lartë të Shtetit në Arkivën e Shtetit nxjerr në pah një sërë problematikash që nisin nga kushtet e papërshtatshme ku mbahen dokumentet, tek mosrespektimi i afateve për dorëzimin e fondeve nga insituciomnet apo nivelin e dobër të dixhitalizimit.

Sipas KLSH Mmi 70% e fondit arkivor të DPA-së ruhet jashtë standardeve arkivore të parashikuara nga Normat Tekniko-Profesionale të Republikës së Shqipërisë, sa i përket, kryesisht, parametrave të temperaturës dhe lagështirës. Një nga vendruajtjet kryesore, ajo e Shkozës, ndodhet në kushte tejet të amortizuara. Sakaq shumica e institucioneve fondkrijuese kanë tejkaluar afatin normal të dorëzimit tëdokumenteve në arkivin e përhershëm duke mospërpunuar fondet arkivore dhe duke akumuluar dokumentacion shkresor gjithnjë e më të madh.

“Mesatarja e mosdorëzimit të dokumentacionit nga institucionet shtetërore është mbi 26 vjet, nga 10 vjet që parashikon ligji për arkivat. Nga 24 kilometër linear dokumentacion që gjenden aktualisht në AQSH dhe ASHV, është dorëzuar i papërpunuar në arkiv, nga viti 2003 deri më 2016, rreth 8 kilometër linear dokumentacion. AQSH ka vepruar në kundërshtim me nenin 42 të Ligjit për arkivat duke pranuar ndër vite dhe duke përpunuar dokumentet e papërpunuara të institucioneve shtetërore. Rrjedhimisht, DPA nuk ka zbatuar standardin arkivor ndërkombëtar ISAD(G), të miratuar nga Këshilli Botëror i Arkivave (ICA), në vitin 2002” vlerëson KLSH.

Lidhur me sigurinë në arkiva të ndryshme në vend shfaqen problematika të ndryshme si mungesë e sistemit të zjarrit, mungesë e rojeve fizike gjatë natës apo probleme me sirenat e lajmërimit.

Lidhur me dixhilatlizimin shifra është mjaft modeste. “Digjitalizimi i fondeve të AQSH përpara nisjes së digjitalizimit on-demand, sipaspërllogaritjeve të përafërta të DPA-së, është kryer në masën 0,2 %” vlerëson KLSH.

Një çështje e ndjeshme që prek KLSH në raportin e auditit është ajo lidhur me ndryshimet ligjore që i hapin rrugë arkivave private çka sipas këtij insitucioni duhet të rishikohet pasi nuk mund të jepet akses në dokumente sensitive një pale të tretë ndërkohë që nënvizohet se futja e praktikave të konceisoneve edhe në këtë plan nuk i shërben në mënyrë pozitive. KLSH sjell në vëmendje lidhur me këtë aspekt rekomndimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat