Shqipëria, mundësi të shumta për investitorët e huaj

Shqipëria

Shqipëria, mundësi të shumta për investitorët e huaj

Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka realizoi një takim pune, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Çeke, Stephen B. King.

Gjatë takimit u diskutua për Diplomacinë Ekonomike, Turizmin dhe mundësitë qe ofron Shqipëria për investitorët e huaj. Në takim u shkëmbyen ide dhe mendime për promovimin e investimeve të huaja në vendet tona dhe King përmendi iniciativën e tij me sloganin 2 + 2 + 2 = 1,000, e cila po promovohet me sukses në Çeki.

Ambasadori Kuka falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhëne Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike dhe rolin e madh strategjik të SHBA në drejtim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori King uroi ambasadorin Kuka për detyrën e re dhe falënderoi për rolin mbështetës qe ka ndërmarre Shqipëria gjate operacioneve strategjike ndërkombëtare.

Të dy ambasadorët shprehën te gatshëm te rrisin bashkëpunimin ndërmjet ambasadave reciproke për promovimin e çështjeve me interes të përbashkët. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat