Durrës- 20.497 udhëtarë me tragete javën e parë të 2019

Shqipëria

Durrës- 20.497 udhëtarë me tragete javën e parë të 2019

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:03
Durrës

Gjatë javës së parë të këtij viti 20.497 udhëtarë me 4580 autovetura janë nisur nga porti i Durrësit, duke shfrytëzuar tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës mësohet se pjesa më e madhe e tyre ktheheshin pas pushimeve të fundvitit në familjet e tyre drejt vendeve të Europës Perëndimore ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Në periudhën 1-7 janar të këtij viti 3.798 udhëtarë të tjerë me 660 autovetura kanë mbërritur në Durrës nga Bari dhe Ankona, duke lundruar me tragetet e linjave.

Tragetet kanë transportuar gjithashtu edhe 568 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat