Moti i ftohtë në Shqipëri, pezullohet mësimi në disa qytete

Shqipëria

Moti i ftohtë në Shqipëri, pezullohet mësimi në disa qytete

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:41
Shqipëri

Dëbora e rënë mbrëmjen e kaluar ka mbuluar Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibrën, Shkodrën si dhe qytete të tjera të vendit.

Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.

Në qytetin e Gjirokastrës trashësia e borës shkon në rreth 15 cm. Qarkullimi i automjeteve në qytet është pothuajse i bllokuar, ndërsa situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara. 

Rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.
E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët inerurbane të Korçës.

Në aksin Korçë-Pogradec situata paraqitet më e vështirë dhe qytetarët ankohen se nuk ka ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat