Zbardhet Shqipëria: Borë në Shkodër, Elbasan e Gjirokastër - Bota Sot
Zbardhet Shqipëria: Borë në Shkodër, Elbasan e Gjirokastër

Shqipëria

Zbardhet Shqipëria: Borë në Shkodër, Elbasan e Gjirokastër

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:43
Tiranë

 deri në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Gjatë natës ka rënë borë edhe në Tiranë, por pas një ore gjithçka është zëvendësuar nga reshje shiu.

Probleme ka në akset rrugore në qarqet ku dëbora ka qenë e dendur. Prej orës 4: 30 të mëngjesit dhjetëra automjete u bllokuan në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Borëpastruesja nisi punë vetëm në orën 7:30. Të bllokuara janë zonat e Zagorisë e Pogonit disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë. Rreth 20 cm reshje dëbore kanë mbuluar ndërkohë Gjirokastrën dhe rrethinat.

Reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës duke vështirësuar qarkullimin në qytet dhe në akset nacionale. Rreth orës 3 të mëngjesit aksi drejt Kakavijes përshkohej me vështirësi dhe pati shumë bllokime dhe rrëshqitje të mjeteve në rrugë. Ende akset kombëtare nuk janë të kalueshme për mjete të vogla dhe për qafën e Muzinës drejt Sarandës duhen përdorur zinxhirë. Edhe në qytet qarkullimi i mjeteve është pothuajse i pamundur, transmeton tch.

Ndërkohe situata e vështirë është në disa akse kombëtare.

Sipas ARRSH, Qafë- Thana kalohet me zinxhirë. Në Gramsh janë bllokuar disa fshatra. Në Prrenjas të bllokuar Rrajca, Sopoti, Skënderbeu.

Në Elbasan kalohet me zinxhirë rruga për Labinot Mal, dhe Gjinar.

Librazhd është bllokuar Qarrishta, si dhe kalohen me zinxhirë disa fshatra. Në disa fshatra nuk zhvillohet procesi mësimor për shkak të mos udhëtimit të mësuesve drejt vendeve të punës.

Dëborë e dendur ka rënë dhe në Bulqizë, ku trashësia shkon në 10 cm në qytet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...