Kërkoi pensionin e merituar pas 40 vitesh punë si pilot, merr zgjidhje falë platformës

Shqipëria

Kërkoi pensionin e merituar pas 40 vitesh punë si pilot, merr zgjidhje falë platformës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Pas një kalvari vuajtjesh për të zgjidhur problemin e pensionit, Jonuz Trimi i cili prej më shumë se 40 vitesh ka ushtruar profesionin e vështirë të pilotit, iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes duke marrë përgjigje brenda 5 ditëve.

Në vitin 2013, atij i është caktuar pensioni i pleqërisë, por ai shteroi të gjitha rrugët e administrimit administrativ për ankesat që kishte. Pas këtij kalvari, qytetari iu  drejtua platformës së bashkëqeverisjes me një ankesë ku ka kërkuar edhe vetëm zbatimin me përpikmëri të dispozitës së ligjit, për një trajtim të veçantë financiar.

“Unë pata një kalvar prej 5 vitesh për të zgjidhur problemin e pensionin dhe duke iu drejtuar platformës, meqë nuk gjeta rrugë tjetër brenda 5 ditësh më erdhi përgjigja pozitive dhe në këtë rast u realizua ajo që unë kërkoja”, -tha Trimi.

Rama tha se procesi i ndërtimit të të institucioneve serioze kërkon kohë, dhe kjo e fundit nuk mund të realizohet brenda një kohë të shkurtër.

“Çka i dallon shtetet nga njëri-tjetri është cilësia e institucioneve dhe të ndërtosh institucione cilësore, të ndërtosh një administratë serioze do të thotë të ndërtosh një shtet. Nuk është një proces që mund të zhvillohet në një hark të shkurtër kohor dhe aq më tepër në kushtet tona. Pas një çerek shekulli rrënimi jo thjesht i administratës, por i konceptit mbi administratën duhet një punë titanike dhe duhet shumë durim”, -tha Rama.

Kryeministri tha se ndonëse është bërë punë në këtë drejtim, duhet shumë për të bërë për të ndërtuar një administratë serioze dhe dinjitoze, ndaj ai tha se me qeverinë e re, me zv./kryeministrin e ri, ai do të drejtojë një fazë të re reforme dhe transformimesh përmbajtësore të administratës dhe do të shihen më shumë rezultate”.

“Por, sidoqoftë dua të theksoj që platforma e bashkëqeverisjes është një instrument i administratës. Shumëkush mendon dhe e interpreton gabim që ky është një instrument ekstra ligjor apo ekstra-administrativ por në fakt ky është një instrument administrativ. Është thjesht transformimi i i zyrave të marrëdhënieve me publikun që kanë qenë gjithmonë në çdo administratë të botës, përmes inovacionit në një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë mes qytetarit dhe kabinetit qeveritar”, -tha ndër të tjera Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat