Studentët ftesë për dialog pedagogëve: Mos merrni mungesat

Shqipëria

Studentët ftesë për dialog pedagogëve: Mos merrni mungesat

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:31
Ilustrim

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë vendosur të bojkotojnë mësimin. Ata i kanë kërkuar Shefave të Departamenteve pranë këtij fakulteti që të mos marrin mungesa dhe të pezullojnë proçesin mësimor.

Ata i kanë dërguar gjithashtu Shefave të Departamenteve dhe Pedagogëve edhe një ftesë për të marrë pjesë në një takim të hapur me të gjithë studentët e FEUT, për të diskutuar në lidhje me problematikat e tyre.

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina ka publikuar dhe ftesën që studentët kanë dërguar në adresë të Shefave të Departamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat