Gent Zeneli: Në qeverinë aktuale është një flluskë e madhe falsiteti

Shqipëria

Gent Zeneli: Në qeverinë aktuale është një flluskë e madhe falsiteti

Më: 9 janar 2019 Në ora: 18:57
Gentian Zeneli

Aktori Gentian Zeneli i ftuar në puntatën e parë të "Tempora" në Ora News, tha se nën qeverisjen aktuale, është krijuar një flluskë e madhe falsiteti. Sipas tij, është krijuar një masë xhelatinoze midis qytetarëve dhe qeverisë.

Zeneli: Për artin, kohët më të errëta që kam parë në jetën time artistike. Për demokracinë në Shqipëri, kohë shumë të hirta. Për realitetin, kohë shumë të vështira sepse është krijuar një flluskë e madhe falsiteti. Mendoj që Shqipëria po kalon momente shumë të çuditshme. Më tmerron fakti që mes popullit dhe qeverisë është krijuar një masë xhelatinoze, e cila ka aftësinë të thithë dhe eliminojë çdo lloj kontakti, elektriciteti mes popullit dhe qeverisë. Është elektorati flamur-mbajtës.

Takimet e qeverisë janë me këtë elektorat, takimet e studentëve janë nga FRESSHI, takimet janë me njerëzit që brohorasin për ata dhe nuk shkon asnjë problem i joni. Ka një popull të vetin që e ul si këto televizionet që kanë publik me pagesë, duartrokasin, bravo kryetari, shumë mirë dhe nuk vjen asgjë tek ne e asgjë e jona nuk shkon tek ata. Unë nuk e kisha parë këtë në asnjë lloj qeverie, është hera e parë që e shoh, të paktën për sa jam maxhoren dhe mendoj se është shumë e dëmshme. Duhet të eliminohet në rastin më të parë që është e mundur.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat