Meta reagon për KLSH: Leskaj të vijojë detyrën deri në propozimin tim të ri

Shqipëria

Meta reagon për KLSH: Leskaj të vijojë detyrën deri në propozimin tim të ri

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:34
Ilir Meta

Kryetari KLSH-së, Bujar Leskaj pas përfundimit të mandatit kushtetues ka deleguar kompetencat e Kryetarit te zv/kryetari Lindita Milo.

Kujtojmë që Kuvendi në seancën e fundit të vitit të kaluar rrëzoi propozimin e Presidentit Meta, i cili propozoi për kryetare të KLSH-së Vitore Tushën.

Por në lidhje me këtë vendim të Leskajt, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të mos dekretojë largimin e tij nga detyra si kryetar i KLSH.

Ai ka kërkuar nëpërmjet një letre që Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

Sa i përket refuzimit të kandidaturës së Viktore Tushës, Meta shkruan se ai do të gjejë një emër të ri për t’ia propozuar Kuvendit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat