Si do jetë moti gjatë muajit janar në Shqipëri - Bota Sot
Si do jetë moti gjatë muajit janar në Shqipëri

Shqipëria

Si do jetë moti gjatë muajit janar në Shqipëri

Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:12
Ilustrim

Ky vit nisi me temperatura të ulëta dhe të gjithë përjetuam ditë e netë të ftohta.

Madje dita e djeshme është cilësuar edhe si dita më e ftohtë, me temperatura që kanë arritur deri në -15 gradë. Po ashtu, dëbora ka rënë në shumë qytete të vendit.

Por për të treguar se si do të vazhdojë të jetë moti në vazhdim ishte e ftuar në emisionin “Rudnia” në Tv Klan, meteorologia Lajda Porja.

“Që nga mëngjesi i ditës së sotme temperaturat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin. Edhe në Tiranë kanë rënë flokë dëbore, por janë konvertuar në shi për shkak të rritjes së temperaturave. Sistemi i vranësirave ka qenë i përqëndruar në jug dhe dëborë ra në Dhërmi, Sarandë etj. Do vijojmë të mbetemi nën ndikimin e reshjeve edhe ditën e sotme, e deri të premten. Më problematike situata paraqitet në zonat jugore dhe juglindore. E gjithë zona malore do të ketë reshje dëbore dhe temperaturat mbeten në vlerën -6, -7 gradë. Ndërkohë përsa i përket zonave të ulëta dhe bregdetit do të ketë reshje shiu. Do të kemi sërish dëborë në zonat malore, pra e gjithë verilindja dhe juglindja pritet të marrë sasi të konsiderueshme dëbore. Kjo do të shkaktojë probleme, jo shumë në zonat e banuara, por në fshatra të thella.

Përsa i përket temperaturave, i gjithë muaji Janar do të ketë temperatura më të ulëta se sa normalja. Nuk do të ketë ngjashmëri me Dhjetorin, i cili ka qenë me temperatura mbi normalen. Do të kemi rritje të temperaturave deri në fundjavë. Në fundjavë do të kemi pauzë të reshjeve dhe rënie të lehtë të temperaturave që do të shkojnë në rang territori në -8 gradë, por në zona të thella temperatura mund të shkojë edhe më e ulët gjatë këtyre ditëve. Kjo situatë do të jetë e qëndrueshme deri në datë 18. Në dhjetë ditëshin e fundit të Janarit pritet të kemi një mot më të paqëndrueshëm dhe do të kemi reshje shiu dhe dëbore. Ndoshta do të kemi edhe ndonjë surprizë, që Tirana të rrezikohet nga reshje dëbore. Megjithatë mund të them dhe që problematike këtë muaj do të jenë ngricat në vendet ku ka patur dëborë”, tha Porja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...