Moti i keq, Thethi dhe Vermoshi në Shkodër të bllokuara

Shqipëria

Moti i keq, Thethi dhe Vermoshi në Shkodër të bllokuara

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:05
Teth

Në qytetin e Shkodrës vijojnë reshjet e borës. Situata paraqitet e normalizuar në qytet ndërsa vijon problematike në zonat e thella. Thethi dhe Vermoshi vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e dëborës.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura në të gjitha akset malore të rajonit verior. Për shkak të reshjeve dhe trashësisë së borës në të gjitha akset rekomandohet qarkullimi me zinxhirë.

Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri gjatë natës dhe vijojnë të pastrojnë rrugët me mjete dhe hedhin kripë për mbajtjen hapur të tyre. Të gjitha akset vazhdojnë të jenë të hapura.

Situata e akseve rrugore në qarkun Shkodër është si me poshtë:

-Aksi B.Curri – Valbone trashsia e bores ka shkuar 70 Cm

-Aksi B.Curri-Fierze trashsia e bores ka shkuar 50 Cm.

-Aksi Ura e Bujanit-Qafe-Morin trashsia e bores 35 cm

-Aksi B.Curri-Kam trashsia e bores 45 Cm.

Te gjitha akset janë të hapura dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat