Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar

Shqipëria

Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:06
Elbasan

Në Elbasan dhe Gramsh situata paraqitet më e qetë pasi ka pasur reshje shiu. Nuk ka zona të bllokuara në Gramsh, disa rrugë kalohen me zinxhirë.

Në Librazhd e Prrenjas situata vazhdon të jetë e rënduar. Disa fshatra të thellë të Librazhdit janë të bllokuar si Qarrishta, Funarrëzi, Kostenja. Në Prenjas të bllokuara janë Rrajca, Sopoti, disa fshatra të njësisë Stravaj.

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë deri në Fushë-Stude, më pas rruga është e bllokuar, bora vazhdon, trashësia rreth 80 cm në Stëblevë.

Fshatra në Librazhd dhe Prrenjas janë pa energji elektrike, ndërkohë që në këto zonë është pezulluar edhe mësimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat