Bora mbulon vendin, Rama: Strukturat shtetërore, të angazhuara maksimalisht

Shqipëria

Bora mbulon vendin, Rama: Strukturat shtetërore, të angazhuara maksimalisht

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:15
Bora mbulon vendin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë enjte fotografi ku shihet prania e strukturave shtetërore nëpër akset dhe fshatrat e qytetet më të prekura nga dëbora.

Rama cilëson se strukturat janë angazhuar maksimalisht për të garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës së njerëzve, si edhe për të lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq. 

"MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat