Arrestimi për favore seksuale dhe ryshfet, KLGJ mblidhet për gjyqtarin Hysi

Shqipëria

Arrestimi për favore seksuale dhe ryshfet, KLGJ mblidhet për gjyqtarin Hysi

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:22
Roland Hysi

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet sot në një mbledhje urgjente për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier  Roland Hysi, i arrestuar një ditë më parë nga policia pas denoncimit se kërkonte favore seksuale dhe ryshfet.

KLGJ pritet të pezullojë gjyqtarin, teksa 50-vjeçari do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë.

Gjyqtari Hysi akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu  mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera  për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat