Braçe reagon për ngujimin e studentëve: Kjo është dhunë e ushtarëve të opozitës!

Shqipëria

Braçe reagon për ngujimin e studentëve: Kjo është dhunë e ushtarëve të opozitës!

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:35
Erion Braçe

Ashtu si edhe ditën e djeshme, këtë të premte studentët kanë vendosur të ngujohen nëpër fakultetet e tyre në Tiranë, posaçërisht në fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë.

Por teksa studentët kanë mbyllur të gjitha dyert e fakulteteve me karrige e banka që askush të mos hyjë, zv.Kryeministri i vendit Erion Braçe e ka cilësuar këtë sjellje një shfaqje të hapur të dhunës, e cila sipas tij po ushtrohet nga “ushtarë” partiakë të opozitës.

Braçe shkruan në rrjetin social se janë PD dhe LSI ato që qëndrojnë prapa këtij skenari. Zv.Kryeministri shkruan se kjo sjellje duhet të marrë fund dhe se kërkesat e studentëve tashmë e kanë marrë një përgjigje nga ana e qeverisë.

Për më tepër lexoni postimin e Braçes, personi i cili është vënë në krye të menaxhimit të protestës së studentëve nga vetë Rama:

Reagimi i Erion Braçes

KJO ESHTE #DHUNE

#Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt,

ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave.

#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen,

madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor.

#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.

#TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;

#Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje.

#Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne!

E mbani mend;

Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal.

#BollmeDhune

#HapniShkollat

Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni.

Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar!

Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat;

#HapniShkollat per studentet qe duan mesimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat