Ngujimi i disa studentëve, Rama: Politika fshihet pas pengimit të dhunshëm të mësimit

Shqipëria

Ngujimi i disa studentëve, Rama: Politika fshihet pas pengimit të dhunshëm të mësimit

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:39
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dënuar pengimin e zhvillimit të mësimit në Universitete.

Sipas kreut të qeverisë pas kësaj maskarade qëndron politika, e cila ka iniciuar nje agresion te dhunshem ndaj Universitetit

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët

Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat