Refuzimi i Gent Cakaj si ministër, reagon Rama: Rama: Ndjesë Kosovës për turpin e Metës

Shqipëria

Refuzimi i Gent Cakaj si ministër, reagon Rama: Rama: Ndjesë Kosovës për turpin e Metës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:07
Edi Rama

Presidenti Meta refuzon propozimin për emërim të Gent Cakajt, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas bërjes publike të vendimit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar të turpshëm dhe anti-kushtetues vendimin e marrë nga Presidenti Meta.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëmArgumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucioninNdjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama në “Twitter”.

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat