Mosdekretimi i Cakajt / LSI mbështet perceptimet e Metës: Diplomaci s’do të thotë të lexosh libra

Shqipëria

Mosdekretimi i Cakajt / LSI mbështet perceptimet e Metës: Diplomaci s’do të thotë të lexosh libra

Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:21
Klajda Gjosha

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha është shprehur se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë tërësisht i merituar.  Ajo tha se ndaj figurës së Cakajt gjithnjë ka pasur pikëpyetjet e saj që lidheshin drejtpërdrejtë për eksperiencën.

“Pikëpyetjet kanë qenë për eksperiencën e tij, mos njohjen e Shqipërisë. Diplomacia nuk do të thotë të lexosh libra, por eksperiencë”, u shpreh Gjosha.

Duke përmendur edhe besueshmërinë e kërkuar brenda institucionit të MEPJ-së, deputetja e LSI-së e cilësoi vendimin e Metës të bazuar në Kushtetutë.

“Certifikata e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare. Në MEPJ kalojnë dokumente sekrete,në krye duhet të jetë një ministër i besueshëm”, tha ajo duke shtuar në fund se Partia Socialiste ka mjaft figura të besueshme nga ku mund të zgjidhet ministri i ri i Jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat