Rama sulmon edhe Tahirin për hir të Cakajt: Ah moj Editë, bashkohesh me qyqarët!

Shqipëria

Rama sulmon edhe Tahirin për hir të Cakajt: Ah moj Editë, bashkohesh me qyqarët!

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:49
Edi Rama

Pasi e quajti të turpshëm dhe antikushtetues vendimin e Metës për mosdekretimin e Genti Cakajt si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur të sulmojë dhe personat që mendojnë se Presidenti ka të drejtë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka sulmuar dhe Edita Tahirin, ish kryenegociatoren e Kosovës në bisedimet me Serbinë e cila pak më parë po në rrjetin social përshëndeti si vendimin të duhur mosdekretimin e Cakajt.

Rama e quan si bashkim me qyqarët pozicionin e Tahirit në lidhje me Cakajn.

Image

 

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan?”-shkruan Rama.

Statuti i Edita Tahirit:

E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.

Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat