Në autostradën shqiptare ku makinat po bëjnë sot “ski”

Shqipëria

Në autostradën shqiptare ku makinat po bëjnë sot “ski”

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:04
Në autostradën shqiptare ku makinat po bëjnë sot “ski”

Temperaturat tejet të ulëta dhe reshjet e shumta të dëborës e kanë kthyer autostradën Shkodër Hani i Hotit në një pistë “skijimi”.

Gjendja e rënduar e aksit rrugor ka bërë që të ketë një sërë problemesh për qarkullimin e makinave. Sipas raportimeve të deritanishme, kalimi i makinave është bllokuar tek mbikalimi në afërsi të fshatit Vrakë.

Po pritet ndërhyrja e borëpastruesve për të hapur rrugën nga dëbora e akujt si dhe kriposja e saj, në mënyrë që të nisë qarkullimi normal i mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat