LSI sulmon Baton Haxhiun: Të shpallet “non grata” dhe të hetohet me seriozitet maksimal

Shqipëria

LSI sulmon Baton Haxhiun: Të shpallet “non grata” dhe të hetohet me seriozitet maksimal

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:43
Baton Haxhiu

Fill pas letrës së bërë publike ku Baton Haxhiu i shkruante presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Gent Cekajt në krye të Ministrisë së Jashtme, LSI ka nisur të sulmojë gazetarin e njohur.

Përpos mediave të kontrolluara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, reagimet ndaj Haxhiut kanë ardhur edhe nga ligjvënësit e kësaj force opozitare.

Ka qenë e re Floida Kërpaçi e cila kërkon që gazetari të shpllet “non grata”.

“Çdokush qe pertej kufijve presionon punet e brendshme te institucioneve te Shqiperise per interesa personale duhet te shpallet non grata nga Republika e Shqiperise!

Rasti i Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal në kete aspekt.

Pa harruar ketu dhe ceshtjen e miellit te kafsheve qe ai importon ne Shqiperi dhe Edi Rama ua jep njerezve qe po vdesin nga semundjet kancerogjene”, shkruan Kërpaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat