U bllokua në borë, si u shpëtua bariu 24-vjeçar - Bota Sot
U bllokua në borë, si u shpëtua bariu 24-vjeçar

Shqipëria

U bllokua në borë, si u shpëtua bariu 24-vjeçar

Më: 11 janar 2019 Në ora: 07:30
Mursel Sykaj

Një bari, 24 vjeçar i cili që nga ora 10:00 e ditës së djeshme kishte mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë.

Mësohet se Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij, ku ndodhej bashkë me familjen, por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm.

Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës. Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile.

Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmes tokës.

Në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet dhe të shpëtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...