1.5 m borë, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia në Dibër - Bota Sot
1.5 m borë, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia në Dibër

Shqipëria

1.5 m borë, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia në Dibër

Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:58
Qarku i Dibrës

Qarku i Dibrës vijon të jetë i dominuar nga reshjet intensive të dëborës dhe ngricat, të cilat kanë 'paralizuar' zona të tëra. Report Tv mëson se 30% e njësive administrative janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara. Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m.

Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor. 

Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...