Ekzekutimi i kunatit dhe pengmarrja për 7 mijë euro, miku i Durim Bamit kapet në Itali

Shqipëria

Ekzekutimi i kunatit dhe pengmarrja për 7 mijë euro, miku i Durim Bamit kapet në Itali

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:06
Ilustrim

Një 38-vjeçar, i dënuar me 19 vjet burg për vrasjen e kunatit dhe për heqje të paligjshme lirie, është arrestuar dy ditë më parë në Itali, me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

I arrestuari është Dritan Karaj, nga Kruja, mik i Durim Bamit, me të cilin pas vrasjes që kishte kryer në 2004-ën, kryen një tjetër krim, për të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan 11 vjet më parë. Policia tha dje se, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë italiane, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës u lokalizua vendndodhja në Bergamo dhe më pas u arrestua shtetasi Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

BAMI NE GJYKATEN E LARTE

“Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Heqje e paligjshme e lirisë’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ dhe ‘Vetëgjyqësi’, kryer në bashkëpunim”, tha zyrtarisht Policia. Sipas njoftimit të Policisë, në FushëKrujë, më 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

PENGMARRJA

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë periudhës që i kërkuari Dritan Karaj qëndronte i fshehur së bashku me një shtetas tjetër, që është Durim Bami, i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 10 mijë eurosh, shtetasit Edmond T.

“Për t’iu shmangur hetimit dhe gjykimit, Dritan Karaj me ndërmjetësinë e shtetases V.L., me të cilën kishte lidhje krushqie, është strehuar përkohësisht për një periudhe 3-4 mujore te një i njohuri i kësaj të fundit i quajtur Edmond T., që banonte në Vlorë. Karaj ka shpresuar se strehuesi i tij do ta ndihmonte atë të largohej jashtë shtetit. Gjatë periudhës që qëndronte i fshehur, në emër të tij ka ardhur nëpërmjet agjencisë “Money Gram” shuma 8700 euro, e cila është tërhequr nga strehuesi i tij. Pas dështimit të tentativave për t’u larguar jashtë shtetit, në qershor 2004 Dritan Karaj ka vendosur të kthehej në banesën e tij në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Me kërkesë të tij është shoqëruar nga Edmond T. dhe deri në Vorë kanë shkuar me taksi. Në Vorë ata i ka pritur Durim Bami, shok i Dritan Karajt, dhe me mjetin e tij janë nisur për në banesën e të pandehurit në Nikël.

Pasi kanë udhëtuar disa minuta, Dritani dhe Durimi, kanë zbritur Edmond T. nga makina dhe e kanë keqtrajtuar për disa çaste, duke i kërkuar dhënien prej familjareve të tij të shumës prej 10 mijë euro në këmbim të lirisë, pasi në të kundërt do t’i rrezikohej jeta”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, të vitit 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat