Reshjet e borës, mbeten të bllokuara disa fshatra në Shqipëri

Shqipëria

Reshjet e borës, mbeten të bllokuara disa fshatra në Shqipëri

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:12
Ilustrim

Në Bulqizë vijon të jetë një situatë e rënduar nga moti i keq. Shumë fshatra të njësive administrative janë të bllokuar.

Edhe sot minatorët e zonës D nuk arritën të shkojnë në punë. Në qarkun e Lezhës dhe në Shkodër qytet reshjet e bores kanë pushuar, por të bllokuar janë Vermoshi dhe Thethi. Në Korçë vetëm aksi Korçë-Dardhë mbetet i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Librazhd-Peshkopi për momentin është i bllokuar, në fshatin Llange ka rënë një ortek dëbore, dhe po punohet për hapjen e rrugës. Vazhdojnë të jenë të bllokuara disa fshatra të Librazhdit dhe Prrenjasit ku gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat