Bora dhe i ftohti bllokojnë Elbasanin, mbi 3 mijë familje, pa energji elektrike - Bota Sot
Bora dhe i ftohti bllokojnë Elbasanin, mbi 3 mijë familje, pa energji elektrike

Shqipëria

Bora dhe i ftohti bllokojnë Elbasanin, mbi 3 mijë familje, pa energji elektrike

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:07
Elbasan

Moti i acartë dhe temperaturat e ulëta kanë mbërthyer një pjesë të mirë të vendit duke krijuar problem të shumta.

Bëhet e ditur se mbi 3 mijë familje në fshatrat malore të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit kanë mbetur pa energji elektrike.

Përvec kësaj një numër i madh shkollash në këto rrethe vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të motit.

Probleme me shkollat janë raportuar edhe në Gramsh dhe Peqin ndërkohë që të gjitha shkollat e Librazhdit janë të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...