Rama: Punësimi i studentëve, nuk bëhej dot pa protestën!

Shqipëria

Rama: Punësimi i studentëve, nuk bëhej dot pa protestën!

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin për punësimin e studentëve ekselentë në administratën shtetërore.

Gjatë një takimi me disa studentë në Kryeministri, Rama u shpreh se programi për punësimin e studentëve ekselentë në administratë nuk mund të realizohej nëse nuk do të ndodhte protesta e tyre.

“Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh për të bërë së bashku një transformim rrënjësoor dhe për ta cuar në një fazë të dytë reformën e arsimit të lartë. Pse ky program nuk mund të bëhej dot pa ju dhe pa protestën? Sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në shërbimin civil bazuar në këtë ligj janë shprehje e një pune të bërë në një kohë të gjatë dhe monitorohen nga Komisioni Europian. Protesta dhe gjithë kjo shfaqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dhe një nevoje të madhe për të hapur dyert e administratës na dha mundësinë që dhe me partnerët europianë të ulemi t’ju themi që ne në këtë moment e kemi të domosdoshme që ta kapërcejmë ligjin. Dhe me një vendim të posaçën qeverie t’i hapim rrugë atyre që janë më të mirët të kontribuojnë në administratën tonë.

Ne kemi bërë një hap të parë programesh intershipi etj., por sidoqoftë kjo krijon një kohë boshllëku, ku shumëkush dekurajohet ose akoma më keq ku të tjerë që mund të jenë më pak të zotë por për shkak se kanë eksperiencë në  punë zënë një vend që t’i me të drejtë e synoje. Falë protestës dhe kësaj shtyse ne kapërcejmë edhe gjithë traditën e tepsisë së famshme. Të gjithëve sot që është mësuar me të vjetrën, unë ju them ‘më falni s’kemi çfarë të bëjmë’. Prioritetin e kanë këta që janë më të mirët. Ai që ka rezultatin më të lartë, është i pari që ka të drejtën të zgjedhë. Nëse thotë unë nuk dua, i vjen radha të dytit atij që e ka 9.9. Ai zgjedh! Dhe kështu kjo garanton që nuk ka më si e ke emrin, kush është partia etj., dhe e dyta që të tjerët ta shikojnë që gara është korrekte”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat