Ish-zyrtarja e PD 'gozhdon' Bashën: Je jashtë realitetit, bëhu serioz, nuk je në Hollandë

Shqipëria

Ish-zyrtarja e PD 'gozhdon' Bashën: Je jashtë realitetit, bëhu serioz, nuk je në Hollandë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:16
Valbona Mezini

Ish anëtarja e kryesisë dhe e dorëhequr nga lista e re e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, i ka bërë thirrje kryetarit të PD Lulzim Basha që të tregohet realist përsa i takon realitetit mediatik. 

Mezini evidenton në rrjetet sociale se Basha është jashtërealitetit me premtimet e tij për një revolucion në media, pasi këto të fundit sipas saj kanë probleme kardinale. Si ngërcet e mediave ajo rendit pagesën e korrespondentëve, mos derdhjen e siguracioneve, mungesën e rrogës së 13, të kodit të punës dhe etikës profesionale. 

“Luli tek tryeza për projektligjet e qeverisë per median thotë se mediat që nuk thonë të vërtetën dhe nuk distancohen ndaj korrupsionit e oligarkise do t'i sabotojme nuk do i ndjekim si stacione televizive.

O Luli je jashte realitetit !! Premto revolucion në media sepse problemet janë kardinale! Gazetarët e gazetave dhe korrespondentët e marrin rrogën te cunguar 3 herë në vit. Korrespondentët nuk i paguajnë. Siguracione në me te shumtën e rasteve nuk ua derdhin. Rroga 13 është luks i pa arritshem. Asnjë media nuk jep. Kodi punës letër higjienike. Sigurisht që etika profesionale do mungojë dhe autocensura mbizotërojë.

Merre seriozisht situatën se nuk je në Hollandë!! Ja pse nuk te marrin seriozisht se dhe kur shkon në një tryezë serioze për probleme kardinale të medias e demokracisë nuk thua asgjë !!”-shkruan Mezini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat