Dekani i Juridikut lejon studentët të mbyllen në Fakultet, por ka një kusht

Shqipëria

Dekani i Juridikut lejon studentët të mbyllen në Fakultet, por ka një kusht

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:36
Artan Hoxha

Studentët e Fakultetit të Juridikut  kanë marrë aprovimin e Dekanit të Fakultetit për tu mbyllur në Fakultet deri ditën e dielë, me kusht që të lirojnë katin e parë ku ndodhet i gjithë dokumentacioni.

Dekani, Artan Hoxha, tha se ka rënë dakord edhe lidhur me kërkesat e tjera të studentëve për të mos humbur vitin akademik apo shtyrjen e pagesës për tarifën e shkollës.

Hoxha: Studentët na kanë paraqitur 5 pika si Dekanat.Pranuam pothuajse në mënyrë të plotë kërkesat e studentëve që kërkojnë të mos humbasin vitin shkollor, tu shtyhet pagesa e tarifave. Të shikohet mundësia që të ristrukturohet viti akademik që plotësimi i programit të shoqërohet dhe me një shtyrje të datave të provimit të semestrit të parë. 

Ne arritëm në përfundimin që ne mund të plotësojmë kërkesat e tyre. Sot në mëngjes u ballafaquam dhe me një situatë jo normale. Kam diskutuar me një përfaqësi studentësh.Arritëm në përfundimin që studentët e drejtësisë që kërkojnë të qëndrojnë në ambjentet e Fakultetit deri ditën e dielë të lirojnë ambjentet e katit të parë, ku  është i gjithë dokumentacioni që lidhet me funksionimin e tij. Mora angazhimin e studentëve që të mos kem shqetësim.

Dekani i Juridikut  bëri dhe një panoramë të situatës në këtë Fakultet që prej kthimit të studentëve nga pushimet me 7 janar.

Hoxha: Nga data 7, nga rifillimi i mësimit pas pushimeve, studentët e Fakultetit të Drejtësisë i ishin rikther bankave të Universitetit. Sistemi bachelor më me pak pjesmarrës, ndërsa cikli i dytë master ishin pothuajse me pjesmarrje të plotë.Pas tre ditësh të rikthimit të këtij normaliteti të studentëve dhe kujdesit të tyre për të ndjekur realizimin e pikave për të cilat kanë protestuar ,ne ju rikthyem situatës normale që në një moment të caktuar u bë jo normale. Një pjesë e studentëve bllokuan hapësirat e Fakultetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat