Nesër rikthehet dielli? Ja parashikimi për të shtunën - Bota Sot
Nesër rikthehet dielli? Ja parashikimi për të shtunën

Shqipëria

Nesër rikthehet dielli? Ja parashikimi për të shtunën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:49
Ilustrim

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në zonat malore.

Pasditja dhe nata do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 7°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...